Nga 1 Qershori 2019 pagesa me para të gatshme deri në 500 euro.
Nga 1 Qershori 2019 në përputhje me nenin 182 të ligjit për Parandalimin e
Pastrimin e Parave dhe Financimin e Terorizmit, ndalohet pagesa e mallrave
dhe shërbimeve në vlerë prej 500 euro ose më shumë në formën e një ose më
shumë transaksioneve të lidhura. Mbi këtë vlerë pagesa duhet të bëhet
detyrimisht nëpërmjet bankave, kartelave debitore/kreditore, institucionet e
kursimit ose ndonjë institucion tjetër që ofron shërbime pagesore.
Dënim në vlerë prej 30.000 euro do t`ju shqiptohet të gjithë personave
juridik dhe tregtarëve individual nëse pranojn para të gatshme në kundërshtim
me nenin 48 të këtij ligji.