Lindi Consalting
Shërbime kontabiliteti dhe konsulenca
  • Fillimi
  • Rreth nesh
  • Shërbimet
  • Stafi
  • Linqe
  • Kontakti
  • Lajme dhe aktivitete
  • МакедонскиМакедонски

044 333 267

071 297 400
info@lindiconsalting.mk
home-banner
Gusht 30 2018

Deklarimi i të ardhurave nga individët, si të merrni shumat e paguara tepër

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar individët të cilët kanë dorëzuar deklaratën individuale vjetore të të ardhurave të vitit kalendarik 2016, ku nga plotësimi i saj ka rezultuar që individi tatimpagues ka një tepricë kreditore si rezultat i llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme, si dhe kanë paraqitur pranë drejtorisë rajonale tatimore të juridiksionit, jo më vonë se 30 ditë nga data e deklarimit, kërkesën për kthimin e shumave paguar tepër, se brenda datës 30 shtator të vitit 2017, mundësohet kreditimi i shumave të përfituara nga skema e shpenzimeve të zbritshme.

Individi tatimpagues, duhet të ketë dorëzuar njëkohësisht edhe gjithë dokumentacionin justifikues të të ardhurave të përfituara dhe të shpenzimeve të kryera si dhe numrin e llogarisë bankare personale në të cilën do të bëhet rimbursimi i tatimit të paguar tepër. Ju sqarojmë se përgjegjësia për saktësinë e numrit të llogarisë bankare është e individit deklarues.

Vetëm pasi, drejtoria rajonale tatimore të ketë vërtetuar saktësinë e të dhënave dhe nga verifikimi i tyre del se informacioni i dhënë në deklaratë është i saktë, atëherë procedon me urdhër rimbursimi të shumës së tatimeve të paguara tepër, në llogarinë bankare të tatimpaguesit.

Njëkohësisht, tatimet sqarojnë që me kërkesën me shkrim të deklaruesit, shuma e paguar tepër mund të përllogaritet edhe si pagesë e kryer për llogari të vitit tatimor në vijim, shkruan Monitor.

Nga shtatori, rroga minimale në Maqedoni do të jetë 12 mijë denarë DHP me sportele mobile tatimore

Related Posts

Lajme dhe aktivitete

KONKURS PUNE

produk.ushq

Lajme dhe aktivitete

Lista e produkteve ushqimore që do të shiten pa TVSH

45954930_303

Lajme dhe aktivitete

Vendim i ri, nga 1 marsi hyn në fuqi masa për ngrirjen e (çmimeve) marzheve tregtare

Postimet e Fundit

  • KONKURS PUNE
    21 Mars, 2022
  • produk.ushqLista e produkteve ushqimore që do të shiten pa TVSH
    13 Mars, 2022
  • 45954930_303Vendim i ri, nga 1 marsi hyn në fuqi masa për ngrirjen e (çmimeve) marzheve tregtare
    2 Mars, 2022
Lindi Consalting
© Copyright Lindi Consalting 2018.
Design by .red X solution