Lindi Consalting
Shërbime kontabiliteti dhe konsulenca
  • Fillimi
  • Rreth nesh
  • Shërbimet
  • Stafi
  • Linqe
  • Kontakti
  • Lajme dhe aktivitete
  • МакедонскиМакедонски

044 333 267

071 297 400
info@lindiconsalting.mk
income tax
Nëntor 18 2018

Ja cilat janë ndryshimet në ligjin për të Ardhura Personale

Ministria e Financiave ka propozuar projekt-ligj të ri mbi Tatimin Personal në të Ardhura, i cili duhet të hy në fuqi nga data 01.01.2019.  Qëllimi i ligjit sipas Ministrisë së financave është që të siguroj një sistem më të drejt të tatimit të të ardhurave të qytetarëve.

Me projekt ligjin e ri për mbi Tatimin Personal në të Ardhura janë paraqitur këto ndryshime:

  1. Ndarja e të ardhurave në dy grupe kryesore edhe atë:
  • Të ardhura nga puna ku bëjnë pjesë (të ardhurat nga pagat, penzionet, kontratat në vepër-honoraret, kontratat autoriale)

Për këto të ardhura do të aplikohet metoda progresive e tatimimit duke aplikuar dy tarifa tatimore edhe atë 10 % për vlerën e të ardhurave bruto deri në 90.000 den dhe norma prej 18% për vlerën e të ardhurave bruto që e kalojn 90.000 den.

Shembull: Për të ardhura mujore në vlerë prej 130.000 den, do të tatimohet deri në 90.000 denarë me normë prej 10 % kurse për dallimin prej 40.000 denarë do të tatimohet në normë prej 18 %.

 

  • Të ardhurat nga kapitali ku bëjnë pjesë (të ardhurat nga qeraja,dividenta, fitimet kapitale fitimet ka lojërat e fatit dhe të ardhura të tjera)

Për këto të ardhura do të ngelet në përdorim metoda proporcionale e tatimimit, respektivisht tatimimi me një normë të tatimit pavarsisht nga lartësia e të ardhurave, por norma tatimore prej 10 % tani është rritur në 15%.

  1. Do të tatimohen me tatim në të ardhura personale edhe të ardhurat të cilat deri më tani nuk kanë qenë të tatueshme si:të ardhurat nga sigurimi, të ardhurat nga fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së luajtshme dhe të ngjajshme.
  2. Propozohet të tatimohen edhe të ardhurat nga shitja e letrave me vlerë dhe të ardhurat nga interesat e depozitave me afat, të njejtat të aplikohen nga 01.01.2020.

 

Për më shumë informacione të detajuara dhe shembuj konkret ju lutem të kontaktoni,

info@lindiconsalting.mk

DAP: Qytetarë – regjistrohuni në kohë në sistemin “e-tatimi personal”, “e-pdd” Nga 1 Qershori 2019 pagesa me para të gatshme deri në 500 euro.

Related Posts

Lajme dhe aktivitete

KONKURS PUNE

produk.ushq

Lajme dhe aktivitete

Lista e produkteve ushqimore që do të shiten pa TVSH

45954930_303

Lajme dhe aktivitete

Vendim i ri, nga 1 marsi hyn në fuqi masa për ngrirjen e (çmimeve) marzheve tregtare

Postimet e Fundit

  • KONKURS PUNE
    21 Mars, 2022
  • produk.ushqLista e produkteve ushqimore që do të shiten pa TVSH
    13 Mars, 2022
  • 45954930_303Vendim i ri, nga 1 marsi hyn në fuqi masa për ngrirjen e (çmimeve) marzheve tregtare
    2 Mars, 2022
Lindi Consalting
© Copyright Lindi Consalting 2018.
Design by .red X solution