Shpallje publike për subvencionim të rrogave
Ne baze te Planit operativ te programeve dhe masave aktive te punesimit dhe sherbimeve ne tregun e punes gjate vitit 2020 te miratuar nga Qeveria e Republikes se Maqedonise se Veriut, per masen aktive 2.1 Subvencionim i rrogave, te financuar nga buxheti i Agjencise se Punesimit te Republikes se Maqedonise se Veriut, me daten 08.07.2020, ben
SHPALLJE PUBLIKE
per
punedhenesit qe te perfshihen ne masen e subvencionimit te rrogave
1. U behet thirrje punedhenesve te mikro firmave, atyre te vogla dhe te mesme, qe gjate ushtrimit te veprimtarise se tyre,ndemarjeve te reja te themeluara permes Programes per vetepunesim ne vitin 2019, por qe kane nevoje per punesim te personave adekuate, te paraqiten ne klubet e qendrave te Agjencise se Punesimit te Republikes se Maqedonise se Veriut prej ora 8.00-14.30.
2. Programi nuk i perfshin punedhenesit e institucioneve shteterore, publike, njesive te vetadministrimit vendor dhe qytetit te Shkupit..
3. Ne kete mase kane kane te drejte te marrin pjese punedhenesit te cilet i plotesojne keto kriteriume:
– numri i pergjithshem i punetoreve ne diten e aplikimit dhe para realizimit te mbeshtetjes te mos jete me i vogel se numri mesatar i personave te punesuar ne kohe te pacaktuar ne vitin e meparshem kalendarik, vetem nese zvogelimi i numrit te te punesuarve ka ndodhur per shkak te nderprerjes se maredhenies se punes nga ana e punetorit, shfrytezimi i te drejtes per pension, vdekje, paaftesia per pune, por jo edhe per shkak te shkaqeve afariste.
– qe i kane shlyer detyrimet ne baze te rrogave te paguara dhe kontributeve te sigurimit te detyruar social;
– qe nuk kane humbje financiare gjate vitit paraprak;
– punedhenesi duhet te kete se paku nje person te punesuar me kohe ta pacaktuar , me perjashtim te organizatave qytetare te cilat ne momentin e aplikimit nuk kane te punesuar;
4. Numri i personave te cilet punedhenesi mund t’i punesoje nepermjet programit te subvencionimit te rrogave, nuk mund te jete me i madh se 50 % prej numrit mesatar te personave te punesuar gjate vitit te meparshem kalendarik, por numri maksimal nuk mundet te tejkaloje 5 persona, pervec punesimit te personave qe jane shfrytezues te ndihmes se garantuar minimale, per te cilet numri i punesimeve me subvencionim nuk eshte i kufizuar.
Punedhenesi i cili ka te punesuar nje person dhe te organizatat qytetare te cilat nuk kane punesuar asnje person dhe subjektet juridike te themeluar pas 01.07.2019, mund te mbeshtetet vetem nje punesim.
5. Punedhenesi do te mbeshtetet financiarisht nga Agjencia e Punesimit te Republikes se Maqedonise ne nje shume prej 19.000,00 ne muaj ne nje periudhe prej 3, 6 dhe 12 muaj per person te punesuar. Punedhenesi mundet qe punetorit t’i paguaje rroge edhe me te larte.
6. Punedhenesi, personin e punesuar me subvencionim, ka obligim t’a mbaje ne maredhenie pune ne periudh kohore prej :
– nente muaj, nese shfrytezon tre muaj subvencionim;
– tetembedhjete muaj, nese shfrytezon gjashte muaj subvencionim;
– tridhjete muaj, nese shfrytezon dymbedhjete muaj subvencionim ;
– tetembedhjete muaj, nese shfrytezon dymbedhjete muaj subvencionim (vetem per persona shfrytezues te ndihmes se garantuar minimale)
7. Kushtet, te drejtat dhe detyrimet do te jene te percaktuara me nenshkrimin e marreveshjes per subvencionim te rrogave ndermjet Agjencise se Punesimit te RMV-se, punedhenesve dhe kandidateve.
8. Punedhenesit qe jane te interesuar te marrin pjese ne masen e lartepermendur mund te aplikojne ne klubet e punes se 30 qendrave te punesimit te Republikes se Maqedonise se Veriut. Per kete mase mund te aplikohet gjate tere viti deri ne plotesimin e perfshirjes se parapare te shfrytezuesve, gjegjesisht deri ne shfrytezimin e mjeteve buxhetore te dedikuara per kete mase aktive ne PO te vitit 2020. ,tel. kontaktues 02/3111-850 dhe wep faqja www.av.gov.mk
Burimi:
http://av.gov.mk/oglasi-za-aktivni-merki.nspx