Kujt i takon regres për pushim vjetor (K-15) ?
Pagesa e regresit për pushim vjetor e vendosur me Marrëveshje e Përgjithshme Kolektive(MPK) për sektorin privat është e obligueshme për të gjithë kompanitë dhe duhet të realizohet deri në fund të vitit.
Sipas të dhënave për ndryshimin e pagave neto/bruto për punëtorë, këtë vit pagesa për pushim vjetor – regres (K-15) varion nga 9.610 denarë deri 14.090 denarë.
Regres për pushim vjetor (K-15) paguhet njëherë në vit edhe atë me kusht në qoftë se puntori ka punuar më së paku gjashtë muaj pa ndërprerë tek i njejti punëdhënës.
Kompanitë kan afat që më së voni deri më 31/12/2019 të paguajn regres për pushim vjetor në të kundërt dënimet janë deri në 4.000 euro në kundërvlerë të denarit.