Miratohet pakoja e pestë e masave ekonomike !
Në seancën e 36 të datës 18.04.2021, Kuvendi i R.Maqedonisë miratoi Ligjin për mbështetje financiare për punëdhënësit dhe tregtarët individual respektivisht individët që kryejn veprimtari individuale që janë prekur nga kriza që shkaktoi Covid-19, për pagesën e pagave për muajt shkurt/2021 dhe mars/2021.
Sipas dispozitave ligjore kërkesën për mbështetje financiare për pagesë të pagave, punëdhënësit dhe tregtarët individual duhet t`a dorzojn më së voni deri më 30/04/2021.
Të drejt për shfrytëzim të mbështjetjes financiare kanë të gjithë punëdhënësit dhe tregtarët individual që:
- kanë ulje të qarkullimit të tyre mbi 30%.
- Në muajn që kërkohet mbështjetje financiare, numri i të punësuarve të jetë i njejt ose më i lart krahasuar me numrin e të punësuarve në muajn dhjetor/2020.
Të gjithë kompanitë që do t`i plotësojn kushtet dhe do të shfrytëzojn mbështetje financiare për pagesë të pagave për muajt shkurt dhe mars/2021 janë të obliguar që 50% të mjtete financiare ti kthejnë pavarsisht rezultatit financiar. Mjtete financiare shëndrohen në grand (të pa kthyeshme) vetëm në rast se kompanitë mjetet financiare i investojn në asete materiale dhe jo materiale si dhe për zhvillim dhe zgjerim të aktiviteteve të tyre.
Të gjithë kompanitë që do t`i plotësojn kushtet dhe do të shfrytëzojn mbështetje financiare për pagesë të pagave për muajt shkurt dhe mars/2021 janë të obliguar që të ruajn numrin e njejt të punëtorëve dy muaj pas përfundimit të masës, përjashtim në këtë dispozitë kanë veprimtaritë hotelerike, përgaditje dhe shërbim të ushqimit, veprimtaritë transportuese.